Monday, 17 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
News

Holandë, një pikturë e Van Gogh grabitet në një muze

31 March 2020

Një tablo e piktorit holandez, Vincent van Gogh u grabit në një muze në Holandë, aktualisht i mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot drejtori i muzeut.

 

“Dje në mbrëmje një tablo e Van Gogh është vjedhur”, deklaroi në një video Evert van Os, drejtori i përgjithshëm i muzeut Singer Laren duke shtuar se bëhej fjalë për pikturën “Le jardin du presbytère de Nuenen au printemps”.
Kjo tablo përfaqësonte kopshtin e kishës së Nuenen në pranverë të vitit 1884, titulluar “Spring Garden”..