Tuesday, 18 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
News

Elona Gjebrea, vëzhguese në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji

2 November 2020
Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea Hoxha, njëkohësisht edhe anëtare e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, drejtoi misionin vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, në cilësinë e Kordinatores Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

 

Për tu njohur më nga afër me përgatitjet dhe masat e marra për procesin zgjedhor, së bashku me ekipin e AP të OSBE-së znj.Hoxha zhvilloi takim Presidenten e Gjeorgjisë znj. Salome Zourabichvili si dhe me Kryetarin e  Parlamentit të Gjeorgjisë Z. Archil Talakvadze.

 

Gjatë këtij misioni monitorimi, znj.Hoxha vëzhgoi qendra të ndryshme votimi në zonën e Tbilisi-t, për të parë nga afër procedurat e administrimit të procesit zgjedhor.

 

Në përfundim të zgjedhjeve, si drejtuese e këtij misioni znj. Hoxha mbajti edhe një konferencë për shtyp për mediat duke paraqitur raportin paraprak të AP të OSBE-së si dhe ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin zgjedhor.