Saturday, 8 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Negociatat në PD. Alibeaj mbledh grupin e tij të deputetëve

18 October 2022

Enkelejd Alibeaj mbledh Grupin e Partisë Demokratike. Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb”, se takimi do të zhvillohet në orën 16:30.

Ndërkohë më herët Gazment Bardhi zhvilloi një takim me Edi Palokën, ku ishte Paloka, i cili theksoi faktin se ky takim i parë nuk ka qenë i dështuar, por palët kanë vullnet për të shkuar drejt një bashkimi dhe daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kujtojmë se gjithashtu sot u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PD, ku Sali Berisha u shpreh se do të ketë një garë të pashpallur ndonjëherë, ndërsa tregoi edhe udhëzimin e Kryesisë për primaret.