Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, feston 24-vjetorin e lindjes.
“Rinush, 24 n’kajmak.” – kështu nis urimi i Duas, me një shprehje tipike shqiptare që i jep mesazhit një ngrohtësi familjare dhe dashamirësi. Ajo vijon më tej me fjalë të mbushura me dashuri për motrën e saj:
“Urime ditëlindjen mikesha ime më e mirë, motra ime e bukur. Sinqerisht nuk e di si jam me kaq fat të të kem në jetë. Kudo që shkon e ndriçon vendin dhe të gjithë ata që janë aty. Je e gjallë, qesharake, e mençur, briliante, e sjellshme, e ëmbël. Përplot gjëra të vogla! Mezi pres të festojmë sapo të kthehem në shtëpi.”
Në fund e mbyll po në shqip: “Të dua shumë shpirti jem!”



