To top
11 Sht

Rama për Ermal Dredhën: Ai është më i miri

Në Asamblenë e sotme, kryeministri Rama ka folur edhe mbi dorëheqjen e orëve të fundit të Ermal Dredhës, kryebashkiakut të Vlorës, për të cilën thotë se është një vendim i ardhur si pasojë e bisedave të tyre të herëpashershme.

“Është gabim që nëse situata në Vlorë lidhet me Ermalin Dredhën. Në të gjithë atë situatë, është më i miri.

Dorëheqja e tij që vjen pas bisedave të gjata që kemi bërë, është gjest i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës si diplomat, u zbut më shumë se ç`duhet”, tha Rama.