Çdo rrugëtim i madh nis me një ëndërr të vogël. Për administratorët e optikës “Lunette”, ajo ëndërr ishte të krijonin një hapësirë ku njerëzit jo vetëm të kujdeseshin për shëndetin e syve të tyre, por edhe të ndiheshin të veçantë sa herë që vinin. Kështu lindi “Optik de Lunette, një optikë që nuk është thjesht biznes, por pasqyrë e pasionit të profesionistëve për kujdesin dhe estetikën.
Në “Optik de Lunette”, stafi besojnë se syzet nuk janë vetëm një mjet i domosdoshëm për shikim të qartë, por edhe një pjesë e stilit dhe personalitetit të secilit. Prandaj kemi zgjedhur të ofrojnë xhama me cilësi të lartë, të përpunuar në laboratorin e tyre modern, që garanton saktësi, siguri dhe shërbim në kohë rekord.
Ambienti është i ndërtuar me një filozofi të thjeshtë: pastërti, dritë dhe qetësi. Ngjyra e bardhë dominuese e hapësirës sonë nuk është zgjedhur rastësisht – ajo përfaqëson qartësinë dhe transparencën që ata duan t’i ofrojnë çdo klienti. Tek ta, çdo detaj është menduar që vizita e pacietëve të mos jetë thjesht një kontroll apo blerje syzesh, por një eksperiencë e këndshme.
Një tjetër element që i dallon është çmimi konkurrues. Ata besojnë se kujdesi për shikimin duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë, ndaj kanë kombinuar standardet më të larta të cilësisë me një politikë çmimesh të ndershme dhe të arsyeshme.
Çdo klient që hyn te Optik de Lunette, duhet të largohet jo vetëm me një shikim më të qartë, por edhe me një ndjenjë sigurie dhe kënaqësie. Sepse misioni i tyre ynë nuk është vetëm të ofrojnë syze – por të japim kujdes, stil dhe besim.
“Nëse do të doja të jepja një mesazh për këdo që e lexon këtë artikull, do të ishte ky: ndiqni ëndrrat tuaja, edhe kur duken të vogla. Sepse një ditë, ato bëhen realitet – ashtu siç u bë për mua Optik de Lunette”, shpreht administartorja e “Lunette”.
📍 Bulevardi Bajram Curri, Tiranë
📞 0692025274