To top
14 Nën

Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy, në daljen e parë publike pas lirimit të tij nga burgu

Vetëm pak orë pas lirimit nga burgu, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është parë në publik, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Carla Bruni. Çifti u fotografua teksa dilte nga restoranti i njohur “Le Flandrin” në Paris.

Sarkozy, i cili u lirua më 10 nëntor pas disa javësh në burgun La Santé, ndodhet aktualisht nën mbikëqyrje gjyqësore, në pritje të apelimit të dënimit pesëvjeçar për financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale.

Pamjet nga dreka në “Le Flandrin” tregojnë çiftin të qetë dhe të buzëqeshur, një imazh që shumë e interpretuan si përpjekje për të kthyer normalitetin në jetën e tyre pas periudhës së vështirë.