To top
5 Dhj

Nga puthja te dhurata katastrofë: Fevziu rrëfen për historinë e dashurisë me bashkëshorten!

I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar detaje të rralla nga historia e tij e dashurisë dhe momentet e para të lidhjes me bashkëshorten, duke dhënë edhe një tregim gazmor për dhuratën më të “gabuar” që i ka bërë asaj.

Kur Arbana e pyeti për dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë gruas, Fevziu u përgjigj pa hezitim: Puthja e parë.” Ai tregoi se momenti i tyre i parë i veçantë ka ndodhur në vitin 1998, në makinën e tij, dhe sot mbetet një nga kujtimet më të rëndësishme të çiftit.

Gazetari ndau edhe historinë e njohjes me bashkëshorten, të cilën e cilësoi “interesante”. Të dy janë takuar për herë të parë në Parkun “Rinia”, përmes një shoqeje të përbashkët, por më pas humbën kontaktet. Më vonë, në rrugët e Tiranës së ’97-ës, Blendi e pa sërish dhe vendosi të gjente mënyrën për ta takuar.

Duke qeshur, ai tregoi se për të organizuar takimin e parë, iu desh të kërkonte ndihmën e një zonje që punonte me bashkëshorten e ardhshme zonjë e cila i vuri edhe një kusht: “Të thërras, por dua këpucët po funksionoi.”
Fevziu pranoi se deri sot nuk ia ka blerë këpucët e premtuara.

Pyetjes së Arbanës nëse bashkëshortja ra shpejt në dashuri, Fevziu iu përgjigj shkurt:“Jo, jo. Ajo s’është tip protagonizmi, shumë e rezervuar.”
Ndër episodet më komike të treguara ishte ai i vitit 1999, kur gazetari shkoi për Vitin e Ri në Greqi dhe vendosi t’i bënte gruas një dhuratë të veçantë: një palë syze Armani, që i kushtuan gjysmën e kursimeve të tij të pakta plot 180 dollarë. I entuziazmuar, ai u kthye në Tiranë për t’ia dhënë dhuratën, por reagimi i bashkëshortes nuk ishte ai që priste.

“Më tha: ‘Ku i vë unë këto syze? kujtoi Fevziu.
“Që atëherë i thashë: nuk të sjell më dhuratë.”