Monday, 17 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Basha uron Pashkët me foton e lepurushave të përgatitur nga vajzat e tij: Lutje për të gjithë ata që po përballen me virusin

19 April 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar këtë të diel të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. Ai ka ndarë në rrjet një foto të lepurushave të Pashkëve të përgatitur nga vajzat e tij, ndërsa lutjet shkojnë për cdo shqiptar, që përballet sot me virusin dhe pasojat e tij.

Urimi i kryetarit Basha me rastin e Pashkëve

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!