Mediat rozë kanë shkruar së fundmi se Brad Pitt është përfshirë në një lidhje dashurie me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Thuhet se ata kanë rreth një muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe janë vërtetë të lumtur.
Momentalisht, Pitt është duke xhiruar filmin e tij më të fundit i kategorisë ‘thriller’ i quajtur “Ad Astra”, ndërkohë që e kaluara e tij me Jolie po shuhet dalëngadalë.
Pak javë më parë nisën aludimet se Angelina Jolie është në një lidhje me miliarderin dhe filantropistin misterioz me të cilin mund të lidhë kurorë, ndërkohë që as Brad Pitt nuk mbetet pas.





