To top
20 Kor

“Hair Moving” stil dhe dashuri për flokët dhe natyrën

 

“Hair Moving”është një sallon klasik tepër elegant arreduar këndshëm nga Sidita Cena, në rrugën Myslym Shyri. Me pemëve të gjelberta dhe rrugës së bukur, Sidita ka menduar të ndërtojë një sallon -parukeri të sajën, pas një eksperience të gjatë në Itali. Ka vetëm disa muaj që është shpërngulur në këtë vend duke lënë pas një ekperiencë të gjatë e të bukur të jetuar, në Rimini të Italisë. Ajo që të bën pështypje te Sidita është mënyra se si ajo kujdeset për klientin dhe flokët. I trajton me delikatesë dhe dashuri si flokët ashtu dhe klientët, trajtime këto që kush i ka provuar në shtetin fqinjë e dallon direkt. Ajo kujdeset që nga mënyra e larjes së flokëve, shampot që përzgjedh kurativet dhe trajtimet për llojet e ndryshme të flokëve, e deri tek përdorja e tharëses dhe mënyrës së krehjes. Për këtë ka zgjedhur të operojë me një firmë tepër të njohur suedeze elitare në tregun ndërkombëtarë, siç është “Marianila”. Një firmë kjo e njohur ndërkombëtarisht vegane ku klientët gjejnë ngrohtësinë e aomave të tokës, e që mbështesin ambientin dhe kafshët.


Sidita shpjegon se salloni “Hair Moving”, ka lindur diku para 32 vjetësh në Itali në Rimini, sot me dy sallone prestigjioze, nga ish shefja e saj një italiane profesioniste e cila e rriti Siditën në mënyrë profesionale, duke mos e konsideruar thjesht një vartëse por një bashkpunëtore tepër të ngushtë. Duke i dhënë ndihmën dhe orientimet e duhura drejt këtij profesioni disa vjeçarë. Sidita është një patriote për tu patur zili ka lënë gjithçka në Itali për t’u kthyer në vendin e saj nga ku mund të kontribuojë në një fushë sa delikate aq dhe të bukur. Ndaj pa një pa dy ajo “Hair Moving” e solli në zemër të Tiranës, në rrugën më të bukur me blirë në mes të metropolit, ku së bashku me koleget e saj, kujdesen për klientet që nga flokët, make up, por edhe estetika. Në mënyrë që çdo zonjë, mund të dalë nga ky sallon me një look perfekt.