Ndryshimet e fundjavës së kaluar në kabinetin qeveritar, kanë bërë që edhe disa prej drejtorive të rëndësishme të kenë lëvizje në pozicionet drejtuese.
Ndërkohë te Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është larguar Petrit Malaj që ka marrë postin e Ministrit të Financave dhe në vend të tij ka ardhur Erlind Sulo, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it.
Ndërkohë që pas largimit të Dallëndyshe Bicit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, vendin e lënë bosh e ka marrë Lorena Goxhabelli, që më parë ka punuar në kabinetin e disa ministrave.
Lëvizjet në administratë
Porti i Durrësit
Ikën Pirro Vëngu
Vjen Kreshnik Bajraktari
AKBN
Ikën Petrit Malaj
Vjen Erlind Sulo
IKMT
Ikën Ervin Hoxha
Vjen Dallëndyshe Bici
Kadastra
Ikën Dallëndyshe Bici
Vjen Lorena Goxhabelli.