Lidra Meidanin, e njohin të gjithë pothuajse. Një ish- Zonjë e Parë e vendit, bashkëshorten e Rexhep Meidanit. Janë të shumë edhe brezat e rinj që e njohin si ish- mësuesen apo drejtoreshën e këndshme të tyre. Më ka lënë takim në lokalin ku dhe më pret diku në qendër. Mbërrin vetëm pak sekonda para meje, por të dyja jemi të përpikta në orar. Është veshur këndshëm e ndërsa flokët biondë i ka krehur bukur dhe me stil e ndërsa pothuajse s’ka fare tualet. Të lë përshtypjen e një zonje fine dhe fisnike, teksa nisim të bisedojmë mbi gjithçka. Kohët e fundit e kisha parë shpeshherë pranë lagjes time, të ecë me bashkëshortin e saj, e dërsa një qen i bukur i shoqëronte gjithnjë. (Denioni i biri më tregon se ai qen nuk jeton më, tani kanë blerë një tjetër po aq të bukur). “Gjithnjë pasditeve ecim në këmbë na bën mirë për shëndetin“, më thotë Lidra, që pasi ndahet nga kafeja me mua, do vijojë të bëjë një shëtitje për ty kthyer më pas në shtëpi). Çifti Meidani, më kishin rënë në sy gjithnjë për seriozitetin dhe elegancën e tyre. Lidra është një zonjë që të bën të ndiesh komode, dhe të bën ta ndjekësh me kureshtje dhe interes, teksa rrëfen detaje nga jeta e saj e përditshme. Në këtë intervistë Lidra flet mbi pozicionin e ri të saj, jetën me bashkëshortin dhe djalin Denion, marrëdhëniet me vajzën Adea, që jeton larg tyre, por dhe sjellë në kujtime, grimca të largëta siç është detaji i njohjes me bashkëshortin e saj Rexhep Meidanin apo kohën kur iu desh të luante rolin e Zonjës së Parë por dhe drejtoreshën në shkollë ku jepte mësim
Znj. Lidra Meidani keni një emër të veçantë?
Po, e kanë pak njerëz në Shqipëri. Ato që njoh unë janë fëmijë të shokëve të babait tim. Është një emër ilir.
Kur isha e vogël nuk më pëlqente, jo të gjithë ma shqiptonin saktë, disa më thoshin Lydra dhe pasi i korrigjoja më duhej të sqaroja nga vinte emri , si qysh, tek…
Mund të më thoni cili është angazhimi juaj aktual?
(Vijon e plote ne print)





