Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Autori i librave dhe poezive të njohura botërisht është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.



