Saturday, 18 July 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Testimi i vaksinës së parë kundër kancerit të mushkërive ka nisur në shtatë vende

23 August 2024

Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë mRNA të kancerit të mushkërive te pacientët në shtatë vende: MB, SHBA, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Vaksina e njohur si “BNT116” është bërë nga “BioNTech”, dhe funksionon në parimin e gjetjes së qelizave kancerogjene dhe më pas vrasjes së tyre dhe parandalimit të kthimit të tyre.

Qëllimi i vaksinës është të forcojë përgjigjen imune të një personi të sëmurë ndaj kancerit, duke lënë të paprekura qelizat e shëndetshme.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë, dhe çdo vit rreth 1.8 milionë njerëz vdesin nga ky lloj kanceri.