To top
20 Pri

“Lamtumirë mik”, Rama mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja.

“Lamtumirë mik”, shkruan Ram në një postim në facebook, ndërsa ndan foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit të ndjerë, në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të hënë në moshën 77-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

“Lamtumirë mik”, Rama mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja