To top
10 Qer

Kush janë gazetarët që Rama i quan “(jo) kazan mediatik “

Për herë të parë, Edi Rama sqaroi gjerë e gjatë (edhe pse shpeshherë ai ka permendur “kazanët mediatik”, në darkën e fundvitit që organizon me median ne kryeministri) para publikut sqaroi se cilët gazetarë cilëson “kazan mediatik” dhe cilët jo.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku moderatori Arjan Çani teksa i dhuroi nje “timon” i kishte përgatitur një intervistë të quajtur “Kazan mediatik, dhe “Jo kazan mediatik”.

Pjesë të kësaj interviste janë bërë 22 gazetarë. Mes të 22-ve, Rama përjashtoi vetëm 4.

-Gazetari i parë për të cilin u pyet Rama ishte Blendi Fevziu.

Përgjigja e menjëhershme e Ramës, se Fevziu ishte ‘kazan mediatik’ e habiti Çanin, që i kërkoi Ramës të shpjegonte përse moderatori i “Opinion” ishte i tillë. Këtu, Rama u shpreh se nuk e cilësonte Fevziun si ‘kazan’, por ‘produktin’ e tij si gazetar. Këtë togfjalësh Rama ia bashkangjiti të gjithë gazetarëve të tjerë që Çani i shfaqi në ekran. Mes te cilëve ishin plot 22 të tillë si: Ylli Rakipi, Armand Shkullaku, Eni Vasili, Andi Bushati, Arjan Cani, Lorenc Vangjeli, Shpëtim Nazarko,Artur Zheji, Henri Cili, etj. Ai i konsideroi padiskutim të gjithë “kazan mediatik”, e ndërsa vecoi tre prej tyre duke mos i quajtur pjesë e kazanit mediatik, si Baton Haxhiu, Mentor Nazarko, Lorenc Vangjelin dhe Andi Telën. E ndërsa pati dhe nga ato që si ndiqte fare si Rudina Xhunga (e intervistuar prej saj jo rrallëherë), apo Artur Xhejin. Kazan mediatik, ishte dhe mikesha e tij Eni Vasili, për të cilën bëri një dallim.