To top
25 Tet

Majlinda Frashëri – (Artiste)

Ajo është nëna tipike e cila ka lindur dhe rritur një vajzë të vetme Madin, (një regjisore të re), e cila së fundmi ka pak muaj që e ka gëzuar me një pinjoll të vogël. Është Adriani, vetëm pak muash i cili ka ardhur në jetë duke i dhuruar gjyshes, Majës kënaqësi të pafundme. I ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë të ndihet më energjike dhe e freskët, e ndërsa kujton emocionet e para dhe të bukura kur Adriani erdhi në jetë: “Ka qenë një moment i bukur. Në fillim kur mësova mbi shtatzaninë e vajzës, nuk pata ndonjë emocion të veçantë, përveç merakut: A është moment i duhur?, sigurisht për të. A ishte a jo e gatshme të bëhej nënë?, dhe ti përgjigjej kësaj etape të jetës?. Dhe mbasi mbeta vetëm, po mundohesha të imagjinoja veten time gjyshe?! Është një miks emocionesh. Por menjëherë e mblodha veten dhe nisëm përgatitjet e para që ishin vizita të rregullta, ndjekje dhe këshilla të ndryshme të mjekut përgjatë shtatzanisë. E gjithë kjo përgatitje për ardhjen e Adrianit të vogël, bëri vetvetiu atë që unë të ndihem “gjyshe”, pra i vetmi ndryshim ishte sa tani ne u bëmë tre. Ditën që Adriani lindi sigurisht isha pas derës dhe mezi prisja momentin që ta shikoja. Mbasi u qetësova që gjithçka shkoi mirë, gjëja e parë që bëra ishte të shihja vajzën time dhe pasi i urova “mirëseardhjen” në botën e nënave prita me ankth, të shikoja fytyrën e Adrianit, dhe u binda që e meritonte plotësisht atë emër”.

Maja pohon se dashuria për të shtohet nga dita në ditë. Çdo herë që ai buzëqesh, lëviz duart, reagon dhe fillon të njohë. Sa më shumë kalojnë ditët aq dhe më shumë e dua”, pohon me sinqeritet. Maja nuk e ka aspak problem që tanimë është bërë gjyshja e Adrianit të vockël, përkundrazi përkufizimi i saj si gjyshe është ndryshe nga mentaliteti që mund të hasim në jetën e përditshme, sidomos atë shqiptare: “Ndihem siç kam qenë përsa i përket moshës. Tek mua nuk ka ndryshuar asgjë për faktin se jam bërë gjyshe, madje në mënyrë spontane i them “nëna” dhe kjo fjalë nuk më tremb aspak, kur shikohem në pasqyrë jam gjithmonë unë. Në shpirtim tim, jam gjithmonë unë, e re më e pasur me një dashuri më shumë, pohon Maja, nëna simpatike e Adrianit, e cila shpeshherë “vjedh”, nga koha e saj, për t’iu përkushtuar Adrianit. Maja nuk është gjyshja tradicionale, që jeton me nipin dhe kujdeset për të me orë të tëra apo del shëtitje, (edhe pse do të donte) me orë të zgjatura. Ajo është gjyshja modern që orët më të shumta të ditës ia marrin angazhimet e saj profesionale. Është gjyshja moderne, që jeton e lumtur, “singël”dhe udhëton mjaft jashtë shtetit, e ku prej andejmi nuk resht së menduari për të voglin. Por kur në duar e merr Adrianin a jo i përkushtohet totalisht atij. “Ndihet me fat dhe e lumtur kur mamit të Adrianit, (Madit) i duhet të shkojë në festa apo në teatër dhe Adriani është totalisht i nëna Ma jës. Ajo kujdeset me gjithçka për të, e do të kishte dashur të kishte më shumë kohë në dispozicion për nipin e sa j i cili trashëgon dhe emrin e bashkëshortit të sa j të ndarë nga jeta vite e vite më parë…ku nuk ka qenë e lehtë për të, ta thërriste me emrin e ish-bashkëshortit…Një dëshirë kjo e vajzës së tyre të vetme Madit, ku që në ditët e para të shtatzanisë ishte lutur që fëmija të ishte i seksit mashkull e të gëzonte emrin e të atit të sa j, që me sa duket zoti dhe i ati ia plotësuan një ëndërr kaq të madhe…