Kim Kardashian ka folur hapur rreth kujdesit për veten, ndërsa ishte pjesë e podkastit Good Hang të Amy Poehler.
Nëna 45-vjeçare e katër fëmijëve ka zbuluar se konsumon 35 suplemente çdo ditë për të ruajtur mirëqenien fizike.
‘Unë marr ndoshta 35 suplemente në ditë. Kam lodhje nga ilaçet. E ndalova suplementin me vaj peshku dhe bëra analizat e gjakut dhe ishte e qartë që më duhej të filloja prap. Do të doja të kishte një lloj injeksioni intravenoz që mund ta bëja çdo ditë, dhe ta bëja thjesht rrugës për në punë’, tha ajo.
Kim ka qenë e kujdesshme në monitorimin e shëndetit të saj gjatë viteve. Në një episod të nëntorit 2025 të serialit ‘The Kardashians’, Kim foli hapur rreth mjekëve që zbuluan një aneurizëm në trurin e saj.
‘Bëra një skanim Prenuvo dhe më telefonuan dhe më thanë, gjithçka duket shumë mirë, por ke një aneurizëm në tru’, i tha Kim motrës së saj më të madhe, Kourtney Kardashian.


