Tuesday, 1 September 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Lifestyle

Beyonce i befason të gjithë me fustanin e verdhë në Londër

16 July 2019

Në premierën e parë europiane në Londër të ‘Mbretit Luan’, Beyonce “vodhi” vemendjen dhe  skenën duke i lënë të gjithë me gojë hapur, me një fustan me një model shumë të guximshëm, ngjyrë të verdhë.

Me një të carë të madhe deri lart në kofshë dhe nje dekolte shpërthyese shumë seksi, e shoqëruar nga bashkëshorti Jay-Z, këngëtarja 37 vjeçare, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ylli i muzikës ka takuar dhe përqafuar miqësisht mikeshën Meghan Markle dhe bashkëshortin e saj princin Harry dhe shumë yje të tjerë të famshëm të Hollywoodit.