Monday, 17 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Lifestyle

Kim Kardashian e refuzoi dikur, Pete Davidson, i mbeti atij në mendje

18 November 2022

Pete Davidson rikujtoi në “The Kardashians” se Kim e kishte refuzuar në Met Gala 2021.

“Ti dukesh kaq i pashëm. Kaq i lezetshëm”, i tha Kardashian, Davidson-it, në korridorin e hotelit ku të dy po përgatiteshin të merrnin pjesë së bashku në Met Gala 2022.

“Të kujtohet kur të kërkova numrin në takimin e fundit [në shtator 2021], dhe ti pretendove se nuk mund ta ma jepje sepse kishe doreza?” -u përgjigj humoristi.

Kardashian kujtoi momentin dhe e pyeti Davidson nëse ai do ta pyeste përsëri këtë herë, duke vënë në dukje se kësaj radhe ajo nuk kishte veshur doreza.

Davidson tha se do ta bënte, duke shtuar për përgjigjen e mëparshme të Kim-it:

“Ishte në fakt justifikimi më i bukur ndonjëherë. E dija që ishte një justifikim, por e mbaj mend…”

Kardashian këmbënguli se “nuk ishte një justifikim”! Dhe ndërsa Davidson nuk e besoi, ai nuk u duk i lënduar nga refuzimi.

Davidson dhe Kardashian u ndanë në gusht pas nëntë muajsh lidhje. Së fundmi ai është në një lidhje me Emily Ratajkowski-n.