To top
25 Tet

Besa Myftiu, kthimi tek ëndrra shqiptare

“Nuk kam më miq/por vetëm numra telefoni që fillojnë të gjithë me zero, zero/Nuk kam miq/por bllok shënimesh, ku të rreshtuar rrinë emra adresash/copëra kujtimesh të paçmuara nga kujtesa/E vogël bota për të gjitha ëndrrat tona.” Kështu shkruante 20 vjet më parë Besa Myftiu. Ishte viti 1994 dhe ajo ishte larguar nga Shqipëria. Jetonte në Zvicër dhe librat e parë me poezi i botoi atje. Por, sado të shtyhesh në gjeografi e në kohë, vjen një moment kur “thirrja” e vërtetë duket se janë rrënjët e tua.
Pas botimeve në frëngjisht dhe botimit të librit të parë me poezi në shqip, “Miq të humbur”, atë në shqip në vitin 2010 me “Rrëfime nga vende të harruara”, në fund të janarit Besa erdhi për lexuesin shqiptar me një promovim të veprës së saj në shqip. Promivim i cili u bë në restorant “à la Santé”. Megjithëse shkruan në frëngjisht, këtë herë libri i fundit “Drejt të pamundurës” erdhi edhe në shqip. Janë nëntë tregime, të ndara në tri pjesë. Në pjesën e parë, titulluar “Me syrin e një shqiptareje”, trajtohet zbulimi i botës perëndimore. Pjesa e dytë, “Të shkuara të paharruara”, trajton temën e seksualitetit në Shqipëri dhe fatin e gruas shqiptare, ndërsa pjesa e fundit titullohet “Histori dashurie”. Të gjitha tregimet janë inspiruar nga realiteti. Nën një rrëfim përtej të shkruarit, Besa flet më tepër jo vetëm për poezinë dhe letërsinë, por edhe për veten dhe raportin me të bijën.
 “Shqipëria, ëndërr e pamundur”
Në pjesën e parë të librit të saj “Drejt të pamundurës”, Besa ka përshkruar zbulimin e botës perëndimore nga një shqiptare. Në këtë pjesë ka shumë elemente biografike, por nuk është libër autobiografik. “Në tregimin e parë, i cili në frëngjisht titullohet “Drejt të pamundurës”, trajtohet kalimi nga një gjuhë në tjetër. Kam shkruar që në moshën 7- vjeçare, gjithmonë shqip e me dorë dhe, papritur, fillova të shkruaj frëngjisht me kompjuter. Bëra një hap gati të pamundur e më kujtohet që im atë më tha: “Të janë dashur gati 20 vjet për të krijuar një stil në shqip, si mund të krijosh një stil në frëngjisht?!”
Siç e pohon vetë shkrimtarja, përgjithësisht zgjedh të shkruajë në frëngjisht, pasi “frëngjishtja më ndihmon të mbaj distancë me atë që shkruaj. Në shqip më duket sikur tregoj, kurse në frëngjisht sikur po krijoj, sikur nuk është ajo që ka ndodhur, por merr një tis tjetër. Kur fillova të shkruaj në Shqipëri nuk shkrova kurrë gjëra reale. Fillova në moshën 12-vjeçare me “Lart tek yjet” e vazhdova në pjesën e dytë me “Shëtitje në Jupiter”. Kur ika nga Shqipëria e shkova në Zvicër, kuptova që planeti krejt i panjohur e misterioz ishte Shqipëria dhe fillova të shkruaj tregime e romane që kishin lidhje me Shqipërinë. Nuk e besoj se do të kisha ndjekur të njëjtën rrugë, në qoftë se do të kisha qëndruar në Shqipëri e do të shkruaja në shqip, sepse sa kam qenë këtu kam shkruar vetëm gjëra që nuk kishin lidhje me realitetin”. Myftiu tregon se për të Shqipëria mbetet gjithmonë një ëndërr e pamundur, sepse, “në njëfarë mënyrë, përfaqëson gjithçka që njeriu e lidh me ëndrrat e fëmijërisë. Gjithçka që e kam ëndërruar në jetë, e kam ëndërruar këtu, në këtë vend”.
 “Nuk m’i botonin poezitë, se i kisha intime”
Edhe  pse  shkruante  poezi  dhe  donte  t’i  botonte,  nuk arriti  t’ia  përcillte  publikut  në  Shqipërinë  e  para  viteve 90 të shekullit të kaluar, për arsye se “poezitë e sa j ishin shumë  intime”.  “Jam  larguar  nga  Shqipëria  në  vitin 1991. Në atë kohë shkrua ja poezi; i kisha botuar disa prej tyre me zor të madh e nuk kisha arritur të botoja libër, sepse më thoshin se poezia ime ishte shumë intime,  nuk  ishte  e  angazhuar,  politike.  Tani  këto i  marr  për  komplimente,-  kujton  Besa.-  Në  vitin 1994 botova librin tim të parë “Miq të humbur”, i cili u shpërnda rastësisht në Shqipëri, sepse, siç  thashë,  poezia  ime,  letërsia  ime  në  këtë vend  nuk  pëlqehej.  Çuditërisht,  500  kopjet u shitën që atëherë, më 1994-n. E ato ishin poezi dashurie dhe poezi mërgimi.”
“Elina  më  ndihmon  të  realizoj  ëndrrën time aktoriale”
Vargjet e shkruara nga e ëma, a jo i vesh me muzikë dhe i përcjell me zërin e sa j. Besa Myftiu dhe Elina Duni kanë ditur të vijnë bukur në këtë bashkëpunim artistik e shpirtëror. Edhe disku “Muza e zezë” i Elinës, që pritet të dalë këtë pranverë në treg, do të ketë një këngë të krijuar mbi poezinë e Besës. “Unë lexoj pjesë nga veprat e mia dhe a jo këndon këngë nga të vetat. Kemi bërë kështu nja 35 spektakle. Nëpërmjet Elinës, kam mundësi të realizoj ëndrrën time aktoriale”,- pohon Besa Myftiu. Dikur studente aktrimi në Akademinë e Arteve, Besa Myftiu ishte e vetmja që nuk u diplomua në ato vite. Me filmin “Yllka”, para disa vitesh arriti të prekë ëndrrën e vet, pavarësisht sa të realizuar e ndjeu atë. “E kisha ëndërr të lua ja film. Me filmin “Yllka” nuk jam shumë e kënaqur nga rezultati, por, siç thotë Oscar Wilde, në jetë ka dy lloje tragjedish: ëndrrat  e  parealizuara  dhe  ëndrrat  e  realizuara.  Unë  e  realizova  këtë  ëndërr  dhe  mbeta  prapë  e pakënaqur.” Megjithatë, a jo ndihet mirë edhe kështu, në interpretime e spektakle me të bijën. “Elina e ka zbuluar vetë muzikën shqiptare, se kur ka qenë fëmijë ka dëgjuar vetëm Adriano Celentano-n, Lucio Battisti-n, Elvis Presley-n, muzikë klasike, si Brahms, Beethoven etj., dhe deri në moshën 10 vjeç nuk besoj se ka dëgjuar këngë shqiptare”,- thotë Besa Myftiu, duke saktësuar se Elina ka qenë 10 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. ““Në Zvicër ka zbuluar The Beatles, të cilët e kanë ndihmuar shumë në anglisht, ndërsa më vonë ka njohur këngëtarët francezë, kurse ata shqiptarë i ka zbuluar shumë vonë. I përkas brezit, që iu neverit gjithçka shqiptare, nda j Elina e ka njohur vetë muzikën shqiptare, e ka rizbuluar dhe interpretuar atë. Në sa jë të këtij riformulimi, kemi krijuar spektakël, këngë dhe lexim.”