To top
25 Tet

Evgjenia Stavropoulou për herë të parë në Tiranë, me “Zonjushën Margaritë”

Evgjenia Stavropoulou vjen për herë të parë në Tiranë, për të luajtur “Zonjushën Margaritë”. Drama e brazilianit, dramaturgut Roberto Athayde korri sukses para disa kohësh në Tiranë, me regji të Kiço Londos. Ishte ky i fundit që tentoi dhe e çoi veprën mjaft të fortë, nga më të vështirat, në shtetin helen para tre javësh.
Pikërisht në Athinë, aty ku teatrot greke nuk kanë njohur kurrë salla të mbushura nën 2000 spektatorë. Stavropoulou, aktorja e madhe greke vjen ditën e nesërme në skenën e Blac Box-it, për t’i kthyer vizitën aktores së madhe shqiptare Luiza Xhuvani. Publiku grek e priti me interes aktoren shqiptare, duke mbushur sallën plot, ku një pjesë e mirë e kësaj salle ishin edhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Zonjusha Margaritë” do të vijë ditën e nesërme në orën 20.00 para publikut shqiptar në gjuhën greke nga Stavropoulos, ndërkohë një ditë më vonë “Zonjusha” Xhuvani do ta sjellë Margaritën në gjuhën shqipe, në orën 21.00.
Kështu pra për herë të parë regjizori i “Teatrit Shëtitës” Londo, tenton të sjellë një risi në skenën shqiptare, me dy aktore të mirënjohura, në dy gjuhë të ndryshme për të qenë po ajo, e njëjta dhe e vështira, “Zonjusha Margaritë”